Ambasadori i Izraelit në Serbi: Teknikisht Kosovën nuk e kemi njohur ende

Ambasadori i sapoemëruar i Izraelit në Beograd, Jahel Villan, ka deklaruar se, teknikisht, Izraeli nuk e ka njohur Kosovën.

Megjithatë, ai ka theksuar se njohja është pjesë e marrëveshjes së arritur së fundmi në Uashington dhe se ai beson se “kjo nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e forta mes Serbisë dhe Izraelit”, shkruan abcnews.al

“Sa i përket Kosovës, ne kemi një deklaratë nga kryeministri izraelit për njohje reciproke..Deri më tani nuk kemi ndërmarrë hapa shtesë në terren, por kjo është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Uashington, ” tha Jahel Vilan për Tanjug në deklaratën e tij të parë për media.

Sidoqoftë, diplomati izraelit u shpreh se është i bindur se “njohja e ndërsjellë e Izraelit dhe Kosovës nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e forta të vendit të tij me Serbinë”, të cilat, thekson ai, Izraeli planifikon t’i forcojë edhe më shumë.

Po ashtu, Villan theksoi se takimi i sotëm me presidentin e Serbisë kishte në fokus marrëdhëniet mes dy vendeve.

Më tej, diplomati vuri në dukje se marrëdhëniet mes Izraelit dhe Serbisë, nën lidershipin e Vuçiç, janë përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme. s.b/abcnews.al/

The post Ambasadori i Izraelit në Serbi: Teknikisht Kosovën nuk e kemi njohur ende appeared first on Abc News.