Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, pozitiv me COVID-19

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” se pas udhëtimit të saj në Shqipëri dhe kthimit në Uashington i është nënshtruar një testi për koronavirus, për të cilin ka rezultuar pozitiv.

Ndërkohë i bën apel qytetarëve që të ndërgjegjësohen dhe të tregohen të kujdesshëm si edhe të mbajnë gjithmonë maskën.

Statusi:

Të dashur miq,

Sot u ktheva nga Shqipëria pas një udhëtimi pune dhe pasdreke arrita në Uashington.

Sapo zbrita në aeroport, si masë profilaktike bëra testin e Covid-19.

Përgjigja ishte POZITIV

Ju njoftoj nëpërmjet këtij mesazhi, pasi këto ditë kam zhvilluar shumë takime pune me mjaft zyrtar dhe kolegë, si dhe kam takuar pa fund shokë e miq, familjarë dhe njerëz të afërm, të cilët nuk i njoftoj dot një nga një.

Unë u testova negativ ditën kur u nisa drejt Shqipërisë.

Në çdo ambjent apo takim, zyrtarë apo miqësor, kam mbajtur maskë dhe kam ruajtur distancën e kërkuar, por qartësisht jo mjaftueshëm.

Mos i hiqni në asnjë moment maskat

Uroj më të mirën për secilin nga ju!

/abcnews.al/

The post Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, pozitiv me COVID-19 appeared first on Abc News.