Arrestohet në Itali familja shqiptare me kokainë, si ra policia në gjurmë e tyre

Nëntë persona, mes tyre pjesëtarë të së njëjtës familje, kanë përfunduar në pranga në shtetin italian, ndërkohë që janë sekuestruar 1.2 kg kokainë dhe 15 mijë nga operacioni i finalizuar nga Karabinierët në Pesao. Hetimet zgjat për rreth një vit, ndërkohë që ato nisën pas denoncimit të një personi të varur nga kokaina i cili pretendoi se po zhvatej për shkak të borxheve të kokainës.

Në vitin 2019 policia vuri në pranga 25-vjeçarin shqiptar me iniciale M.E. banues në Rimini.

Më pas nga hetimet u zbuluan dy persona të tjerë, të akuzuar për trafikun e kokainës. Bëhet fjalë për shqiptarin me iniciale M.B., një 35-vjeçar, me banim në Pesaro dhe një grua italiane nga Fano, bashkëpunëtore e shqiptarit. S.D.T., 46-vjeç.

Në gusht të 2019, i gruas me iniciale S.D.T., dhe GD, 40 vjeç, nga Pesaro iu gjetën dhe sekuestruan mbi 200 gram kokainë, material për paketimin e dozave dhe 1.000 euro, të ardhurat nga shitja.

Analiza e njohjeve të gruas me origjinë nga zona e Fanos çoi në pranga një tjetër shqiptar  i cili u arrestua në flagrancë për shitjen e kokainës.

Hetimet e mëtejshme bënë të mundur identifikimin e furnizuesit të kokainës, gjithashtu një banor shqiptar në Rimini, gruan e tij M.M, vëllanë e tij A.B, 30 vjeç i arrestuar në Riccione më 1 nëntor 2019 dhe kunati i tij M.E 25-vjeçari shqiptar, me banim në Rimini. Dy nga të dyshuarit, për të cilët u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”, përsëritën sjelljen e paligjshme aq shumë sa që ata duhej të çoheshin në burg./mv. abcnews.al

The post Arrestohet në Itali familja shqiptare me kokainë, si ra policia në gjurmë e tyre appeared first on Abc News.