Austria bëhet gati për vaksinimin e popullsisë kundër COVID-19, do të marrë 24 milionë doza nga BE-ja

Austrisë i janë ndarë 24 milionë doza të vaksinës COVID-19, sipas skemës së vaksinimit të Bashkimit Evropian.

Skema është një partneritet midis BE-së dhe të gjitha shteteve anëtare. Secili person do të duhet të vaksinohet dy herë, me njerëzit që të marrin të dyja dozat brenda një periudhe 14-ditore.

Vaksinat e para pritet të fillojnë në javën e fundit të dhjetorit ose javën e parë të janarit.

Ministri austriak i Shëndetësisë, Rudolf Anschober, tha se njerëzit në grupet e rrezikut do të vaksinohen së pari, pasuar nga punonjësit shëndetësorë.

 

“Grupet kryesore të rrezikut kanë përparësi. Në një hap të dytë, punonjësit e sistemit shëndetësor duhet të jenë në gjendje të vaksinohen,” tha Anschober në një intervistë të shtunën, përcjell albinfo.at.

 

Të hënën, Anschober i tha Der Standard se ai “priste që qindra mijëra vaksina të kryheshin në janar, përveç nëse diçka e pabesueshme shkon keq”.