Balluku: Edi Rama i mbaron të gjitha punët që nis, s’është elektorale

Kombinati nuk është vetëm një zonë e Tiranës për të cilën Belinda Balluku duhet të kujdeset si ministre e Infrastrukturës.

Tashmë është përgjegjësia e saj që PS të arrijë në këtë territor rezultatet e dikurshme, kur fushatën e udhëhiqte Saimir Tahiri.

Ndaj Balluku ka nisur punën, duke u kujdesur ndër të tjera edhe për këtë kanal me ujëra të ndotura që shqetësonte banorët.

“Punë bëhen shumë, por vendosen prioritete. Do më thoni ju që keni 20 vjet që vuajmë nga kjo! Ja pra erdhi dita sot. Mos harroni kurrë që Edi Rama çdo punë që nis nuk e lë kurrë përgjysmë, ndryshe nga ata para nesh”,  tha ajo

Balluku e mori drejtimin e PS-së në Kombinat pak muaj më parë, për të zëvendësuar aty Blerina Gjylametin./abcnews.al/

The post Balluku: Edi Rama i mbaron të gjitha punët që nis, s’është elektorale appeared first on Abc News.