Barcelona vazhdon “operacionin fshesa”, Luis Suarez akord me Atletico Madrid

Barcelona vijon përgatitjet në prag të ndeshjes së parë në La Liga, në program më 27 shtator kundër Villareal. Në të njëjtën kohë, vazhdon edhe revolucioni I udhëhequr nga trajneri Ronald Koeman. Holandezi ka një listë me lojtarët që do të largohen dhe pas Arturo Vidal, radha për të bërë gati valixhet i takon Luis Suarez dhe Nelson Semedo.

Sulmuesit uruguajan I është bërë e ditur se nuk bën pjesë në planet e së ardhmes dhe për këtë arsye duhet të gjejë një tjetër sistemim. Por, Suarez nuk do të largohet si një lojtar çfarëdo dhe për këtë arsye ka nisur një “luftë” nervash me klubin katalunjas. Ai është gati të ndryshojë ambjent, por si fillim pretendon pagën e vitit të fundit që ka në kontratën e me Barcelonën. Gjithsesi, zgjidhja mund të jetë e shpejtë.

foto galeri
“El Mundo Deportivo” bën të ditur se Suarez ka gjetur marrëveshjen me Atletico Madrid dhe kalimi i tij te skuadra e drejtuar nga Diego Siemone është çështje orësh. Ndërkohë, i ndryshëm është diskutimi për Semedo. Mbrojtësi portugez ka admirues të shumtë janë kampionatit spanjoll dhe sipas mediave katalunjase, ai pritet të transferohet në Premier League.