Basha kujton Ibrahim Rugovën: Yll polar për të ardhmen e Kosovës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se Rugova ishte shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne.

Kryedemokrati shton më tej se projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës.

“Ibrahim Rugova, shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne vijon të mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne.

Projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara dhe anëtare e Bashkimi Europian duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës. Si një shenjë maturimi dhe përmbushje asaj për të cilën lideri historik i Kosovës punoi dhe u përpoq çdo ditë”, shkruan Basha.

The post Basha kujton Ibrahim Rugovën: Yll polar për të ardhmen e Kosovës appeared first on Abc News.