Befason Rina Balaj, bën ndryshimin drastik në look dhe pozon topless

Rina Balaj është një ndër reperet më të suksesshme në industrinë e muzikës shqiptare. Rina është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan foto nga përditshmëria e saj. Së fundmi, reperja ka marrë vëmendjen e fansave me një foto mjaft provokative që ka publikuar.

Rina ka ndarë me ndjekësit një foto nga vaska, ku ka pozuar topless ndërsa ka fotografuar veten përballë pasqyrës. Ajo që ka rënë në sy gjithashtu është edhe look-u i ri i reperes. Rina ka tërhequr vëmendjen për ndryshimet e shpeshta që bën në flokë, por tashmë ajo ka zgjedhur t’i lyejë ato ngjyrë blu.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rina (@isyourgirlrina) on

Sigurisht, nuk kanë munguar as komentet e shumta pozitive të ndjekësve, të cilët si duket e kanë pritur mirë këtë ndryshim rrënjësor të reperes. “Mënyra se si duken flokët e tu blu, është thjesht një mrekulli“, ka shkruar një ndjekëse krahas fotos që ka publikuar reperja.

Përsa i përket muzikës, kujtojmë që reperja publikoi një muaj më parë “Fallin in love”, një bashkëpunim me partnerin e saj, Sin Boy. Dyshja u bë bashkë për herë të parë me “Gigi”, një ndër këngët më të suksesshme dhe më të dëgjuara, që tejkaloi dhe kufijtë shqiptarë. /abcnews.al/

The post Befason Rina Balaj, bën ndryshimin drastik në look dhe pozon topless appeared first on Abc News.