Borrell: BE nuk e njeh Lukashenkon si president legjitim të Bjellorusisë

Bashkimi Evropian së fundmi ka deklaruar se nuk e njeh Alyaksandr Lukashenko, si president legjitim të Bjellorusisë.

Shefi i diplomacisë së bllokut evropian, Josep Borrell, ka thënë Parlamentit Evropian se zgjedhjet e 9 gushtit, që i kanë zgjatur pushtetin këtij politikani, kanë qenë joligjore.

Opozita ruse, e udhëhequr nga Svyatlana Tsikhanouskaya, akuzon Lukashenkon për mashtrime me vota në procesin zgjedhor, që i ka siguruar atij një mandat të gjashtë presidencial.

Prej publikimit të rezultatit zgjedhor, mijëra persona janë ndaluar dhe goditur nga zyrtarët policorë, derisa gati të gjitha liderët opozitarë janë larguar me forcë nga shteti ose janë arrestuar nga autoritetet.

Shtypja e protestave është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Situata është e qartë për ne. Ne i konsiderojmë zgjedhjet e 9 gushtit si joligjore. Ne nuk e njohim Lukashenkan si president legjitim të Bjellorusisë”, është shprehur Borrell.

Ai ka thënë se deri më tani janë ndaluar rreth 7,500 protestues paqësorë, si dhe janë raportuar rreth 500 raste të torturës. BE-ja veçse ka deklaruar se nuk e njeh rizgjedhjen e Lukashenkas në pozitën e presidentit.

Blloku evropian me 27 anëtarë është duke përgatitur sanksione kundër personave përgjegjës për mashtrime zgjedhore dhe shtypje të protestave. e.su./abcnews.al

The post Borrell: BE nuk e njeh Lukashenkon si president legjitim të Bjellorusisë appeared first on Abc News.