Çfarë ndodh me trurin, kur përjetojmë një déjà vu?

Ndjesia sikur diçka na ka ndodhur më parë, apo sikur kemi qenë në vende në të cilat realisht nuk kemi qenë asnjëherë, është e njohur ndryshe si fenomeni deja vu !

Nëse për disa kjo gjë është e jashtëzakonshme dhe u duket mjaft interesante, disa të tjerë e përjetojnë si një ndjesi aspak të këndshme dhe u ndjell frikë.

Por çfarë ndodh me trurin tonë, kur ne kemi një deja vu? Sipas studiuesve të Universitetit të Shën Andreas, truri bën një vetë kontroll të sistemit të kujtesës, në momentin që ne përjeton perceptime të tilla.

Duket sikur udhëtojmë në kohë, dhe shpejtësia me të cilin truri punon në atë fraksion sekondi është tej normales. Ky proces ndodh për pak sekonda e më pas, truri i riktheht normalitetit