Covid-19 i merr nënën Ronaldinhos

Dona Miguelina, nëna e yllit brazilian të futboll Ronaldinho, është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare pas një beteje të gjatë me Covid-19.

Nëna e Ronaldinhos ishte shtruar në Spitalin Mée deus në Porto Alegre që nga 21 dhjetori i vitit të kaluar.

EutXbgxXUAsX90q

Vetë Ronaldinho ishte ai që raportoi hospitalizimin e nënës së tij dhjetorin e kaluar me një mesazh në rrjetet e tij sociale: “Të dashur miq, nëna ime është me Covid dhe ne jemi në luftë që ajo të shërohet shpejt. Ajo është në njësinë e kujdesit intensiv, duke marrë të gjithë kujdesin. Faleminderit paraprakisht për lutjet, energjitë pozitive dhe afeksionin tuaj. Forca nënë”, shkruante Ronaldinho.

EutXcmyXYAQOAFb