Delegacioni i SHBA-së “zbarkon” në Prishtinë, nis takimi i Hotit me Grenell

Prej orës 19:00 ka nisur në Prishtinë takimi i kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti me delegacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kryesohet nga Richard Grenell.

Delegacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës përbëhet nga shefi i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler, po ashtu në delegacion janë përfaqësues të USAID, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM) si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.

Grenell përmes një postimi në Twitter ka thënë se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është në prioritetet kryesore të Administratës Trump. Kryeministri Hoti më herët ka thënë se vizita e delegacionit amerikan do ta thellojë edhe më tej miqësinë Kosovë – SHBA.

Richard Grenell bashkë me 13 zyrtarë të tjerë amerikanë arritën në Prishtinë dy javë pasi në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e Donald Trump, Serbia dhe Kosova nënshkruan marrëveshjen e madhe./db/Abcnews.al

The post Delegacioni i SHBA-së “zbarkon” në Prishtinë, nis takimi i Hotit me Grenell appeared first on Abc News.