E trishtë/ Luajti në epokën e artë të Realit, vdes ish-futbollisti spanjoll

Ish-futbollisti i Real Madridit në vitet e arta 50’-60’, Pedro Kasado është ndarë sot nga jeta në moshën 83-vjeçare. Lajmi u dha nga klubi mbretëror në faqen zyrtare, duke shprehur dhimbjen për vdekjen e ish-mbrojtësit spanjoll.
Ga1Na5Gh
“Real Madridi, presidenti dhe bordi drejtues janë thellësisht të prekur nga vdekja e Pedro Kasados, i cili veshi fanelën e ekipit tonë në vitet 1960-1966 duke qenë dhe pjesë e akademisë sonë”, komunikon klubi madrilen në faqen zyrtare.

Kasado luajti gjithses 83 ndeshje në kampionat me Realin, ndërsa fitoi gjithsej 9 trofe. (1 Kupë të Kampioneve, 6 kampionate, 1 Kupë Interkontinentale dhe 1 Superkupë të Spanjës).