E trishtë, ndahet nga jeta volejbollisti i njohur shkodran

Ndahet nga jeta volejbollisti i njohur shkodran Ali Bushati. Lajmin e ka bërë me dije deputeti socialist Ditmir Bushati. Ai e konsideron ikonë të sportit shqiptar që do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe si qytetar me vlera të rralla.

“Një prej ikonave të sportit shqiptar, Ali Bushati, u nda sot prej nesh. Volejbollist i Vllaznisë, Partizanit dhe ekipit tonë kombëtar, Ali Bushati do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm si një sportist i madh dhe qytetar me vlera të rralla! Prehu në paqe Mjeshtër”, shkruan Bushati.

Ali Bushati, ka zhvilluar rreth 60 ndeshje ndërkombëtare, 25 prej të cilave me ekipin përfaqësues.  Ai mbante disa tituj: Mjeshtër i merituar i sportit, “Nderi i Sportit shqiptar 2000” dhe është nderuar nga ish-presidenti Bamir Topi si “Mjeshtër i madh i punës” për meritat e tij të jashtëzakonshme për volejbollin shkodran e atë shqiptar./mv.abcnews.al

Ali Bushati

The post E trishtë, ndahet nga jeta volejbollisti i njohur shkodran appeared first on Abc News.