Ekskluzive-Ballkan/ Dy kontingjente të FSK-së shkojnë me ushtrinë amerikane në Irak ose Kuvajt

Në Kosovë kemi një zhvillim shumë të rëndësishëm. Për herë të parë dy kontingjente për Forcën e Sigurisë së Kosovës do të dalin jashtë vendit, do të jenë bashkë me ushtrinë amerikane në Irak ose Kuvajt.

Por si u mor ky vendim? Ibrahim Shala, zëdhënës i FSK-së rrëfeu në një intervistë për emisionin “Ballkan” në “ABC” partneritetin me SHBA-në.

Sigurisht që nuk ishte një rrugë e lehtë. Kjo ka historikun e vet dhe bazohet te bashkëpunimi me SHBA-në, që ka filluar në 2011, kur Kosova ka nënshkruar partneritetin me Iowa, ku është nënshkruar edhe partneriteti për siguri, me gardën kombëtare të Iowa.

Prej momentit të nënshkrimit të këtij bashkëpunimi, ka qenë një aktivitet shumë intensiv. Duke filluar nga vizitat, nga trajnimet, pjesëmarrjet e përbashkëta në ushtrimet fushore që kemi pasur. Kuvendi miratoi vendimin në 5 janar për dy kontingjentet jashtë vendit.

Përsa i përket pyetjes suaj se ku do të jenë të dislokuar, për momentin, dy vende përmenden, Iraku, edhe Kuvajti” tha ai në “Ballkan”./ db/Abcnews.al

The post Ekskluzive-Ballkan/ Dy kontingjente të FSK-së shkojnë me ushtrinë amerikane në Irak ose Kuvajt appeared first on Abc News.