Greqia zgjat masat kufizuese me Shqipërinë, kushti si mund të kaloni në doganë

Greqia ka shtyrë sërish masat kufizuese me Shqipërinë deri në datë 8 mars pas një vlerësimi të të dhënave epidemiologjike, që bëhet cdo dy javë.

Kështu, hyrja nga Shqipëria në Greqi do të vijojë me të gjitha kufizimet që zbatohen deri më sot.

Shqiptarët që udhëtojnë nga drejt Greqisë duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë në Kakavijë dhe janë të detyruar të qëndrojnë në një karantinë shtatë-ditore.

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 880 raste të reja me koronavirus dhe 24 viktima.

Ndërkohë që në Shqipëri nga 3258 testime u zbuluan 1039 raste të reja, ndërsa u shënuan 15 humbje jetë./ db/ Abcnews.al

The post Greqia zgjat masat kufizuese me Shqipërinë, kushti si mund të kaloni në doganë appeared first on Abc News.