I dëshpëruar nga humbja ndaj City, Zidane shuan shpresat e Juves! Guardiola kërkon trofeun e Champions League

Pep Guardiola shijon suksesin përballë Real Madrid por nuk ka ndërmend të festoj gjatë pasi trajneri i Man.City kërkon ti shkoj deri në fund këtij sezoni në Champions League: “Për të fituar në Champions duhet të mposhtësh shumë skuadra si Bayern Munich, Lion, Barcelona, Napoli, Atletico Madrid e shumë skuadra të tjera të mira. Kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara, tani do të përpiqemi të shkojmë për herë të dytë në histori në gjysmëfinale. Një klub i madh bëhesh atëherë kur ngre lart trofeun”, u shpreh Guardiola në konferencën për shtyp.

Nuk e bën dramë eliminimin përballë Man.City trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane: “Kur humbet nuk je asnjë herë i lumtur. Në të njëjtën kohë jemi krenar për atë që kemi bërë. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të urojmë rivalët që zhvilluan një ndeshje shumë të mirë. Në 95% të sezonit djemtë kanë arritur diçka fantastike, duhet të mbajmë kokën lartë”. Në fund Zidane foli dhe për të ardhmen e tij: “Të shohim se çfarë do të ndodh sezonin e ardhshëm. Tani është momenti për të pushuar, jam ende këtu dhe jam ende trajner i Real Madrid për sa kohë nuk ndodh ndonjë gjë. Nuk më duhet të mendoj për asgjë tjetër, jam akoma trajner i Real Madrid”, theksoi Zidane.