Interi i jep ‘OK’ e largimit, ja çmimi i shitjes për ‘yllin’ zikaltër!

Marcelo Brozovic pritet të largohet nga Interi. Trajneri Antonio Conte është i gatshëm të heq dorë nga kroati, pasi po mendon transferimin e Arturo Vidal. Interi është në pritje të ofertave dhe tani lojtarit është në listën e transferimeve. Sipas medieve italiane, “Neroazzurët” tashmë i kanë caktuar edhe çmimin e largimit mesfushorit kroat.

Interi është duke kërkuar 40 milionë euro për Brozovicin. Bayern Munich dhe Paris Saint Germain janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për kroatin.

27-vjeçari ka zgjuar edhe interesimin e Monacos, por oferta e skuadrës nga Ligue 1 prej 23 milionë eurove është hedhur poshtë nga zikaltrit.