Ja kur është më infektues një person me koronavirus

Pesë ditët e para pasi një person i prekur nga Covid-19 shfaq simptomat e para të koronavirusit, janë edhe ditët kur ai është më infektues. Kështu thuhet në një studim të Universitetit St. Andrews.

Shkencëtarët e këtij universiteti zbuluan se nëntë ditë pas shfaqjes së simptomave nuk ka më asnjë virus të gjallë në trupin e njeriut.

Megjithatë materiali gjenetik i koronavirusit mund të gjendet edhe disa javë më vonë, si në mostrat e frymëmarrjes, edhe në ato të jashtëqitjes. Por shkencëtarët besojnë se ai nuk është më infektues.

Ata kanë shqyrtuar ngarkesën virale te personat e infektuar. Kjo ngarkesë është më e madhe në pesë ditët e para kur shfaqen simptomat. Kjo është krejt ndryshe nga koronaviruset e tjerë si SARS 1, i cili arrinte kulmin 10-14 ditë më pas.

Sipas shkencëtarëve, zbulimi i tyre është i rëndësishëm pasi thekson nevojën për të izoluar rastet sa më shpejt. Për këtë arsye duhet testimi dhe gjurmimi i shpejtë