Justin dhe Hailey Bieber bëjnë blerjen e “çmendur” për dy vjetorin e martesës

Justin dhe Hailey Bieber kanë festuar dy vjetorin e martesës. Çifti i njohur ndau disa fotografi në rrjete sociale të përvjetorit të dytë të martesës, të cilin e përkujtuan me një piknik.

Këngëtari publikoi një video të partneres së tij, duke kënduar këngën “Never Call Me”, krahas së cilës shkroi: “2 vite sot”. Ndërkohë, Hailey ndau me fansat disa imazhe nga pikniku i organizuar.

 

View this post on Instagram

 

2 years today @haileybieber .. xoxo

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber) on

Ndërkohë, ndërsa kanë bërë dy vite së bashku, dyshja ka vendosur të blejë një shtëpi të re në Beverly Hills. Kjo blerje i ka kushtuar çiftit 26 milionë dollarë, e cila ndodhet në një zonë të mbyllur në Beverly Park.

 

View this post on Instagram

 

picnic lady

A post shared by Hailey Baldwin Bieber (@haileybieber) on

Kujtojmë që dyshja lidhi kurorë në fshehtësi të plotë në shtator të vitit 2018 pasi u fejuan në Korrik. Një vit më vonë ata organizuan një ceremoni madhështore me familjarët dhe miqtë e tyre. xh.d/abcnews.al

The post Justin dhe Hailey Bieber bëjnë blerjen e “çmendur” për dy vjetorin e martesës appeared first on Abc News.