Ka ardhur koha mos ta bëni më! Këto janë 3 pasoja që vijnë nga “ngrënia” e thonjve

Ngrënia e thonjve, ose siç njihet në gjuhën shkencore, onikofagjia, na prek të gjithëve në një moment të caktuar të jetës sonë, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose jo. Personat që vuajnë prej saj kanë thonj shumë të hollë dhe të dobët, ndërsa ata vetë kanë një lloj dëshire të pakontrollueshme për t’i ngacmuar me dhëmbë apo për t’i ngrënë.

Në disa raste ekstreme, majat e gishtave zënë qelb etj, më poshtë living do t’ju njohë me 5 pasojat e kafshimit të thonjve: .

1-Pengon rritjen normale të tyre: Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasoja e parë e ngrënies së thonjve lidhet drejtpërdrejt me rritjen normale të tyre. Duke i ngrënë vazhdimisht, thonjtë tuaj nuk rriten në mënyrë të njëtrajtshme dhe do të thyhen e petëzohen më lehtë.

2-Ndikon në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme bakteriale: Duke qenë se duart janë vazhdimisht në kontakt me objekte të ndryshme, është mëse logjike që në thonjtë e dëmtuar të rriten baktere dhe mikroorganizma të ndryshëm. Salmonela dhe Escherichia coli janë dy prej sëmundjeve që zhvillohen më së shumti si pasojë e kontaktit të thonjve me ushqimet e pagatuara.

3-Dëmton dhëmbët: Përveç dhimbjes si pasojë e copëzimit të tyre deri në rrëzë, kur hani thonjtë ju dëmtoni po ashtu edhe dhëmbët duke i zhveshur nga shtresa natyrale e zmalitit, por shpeshherë edhe duke infektuar mishrat e dhëmbëve.

4-Shkaton dhimbje të artikulacioneve: Ndonëse mund t’ju duket e çuditshme, ngrënia e thonjve mund të shkaktojë dhimbje të qafës dhe dhëmballave si pasojë e sforcimit të kafshimit.

5-Rrit probabilitetin që të prekeni nga Paronikia: Personat që hanë thonjtë janë më të predispozuar për t’u prekur nga Paronikia, një infeksion që zhvillohet në skajin e thonjve të gishtave të duarve. Paronikia shkaktohet më shpesh nga një baktere e zakonshme e lëkurës që depërton lëkurën rrth thoit të dëmtuar nga një traumë si kafshimi, thithja e gishtave etj. Paronikia fillon si një skuqje dhe enjtje rreth thoit, shoqëruar me dhimbje dhe ndjeshmëri ndaj prekjes dhe grumbullim qelbi.