Klasifikimi: Xhensila dhe Ardiani mbajnë “fronin” për të tretën javë radhazi

Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi po thyejnë rekord me këngën e tyre më të re të publikuar pak javë më parë. Sipas klasifikimit të Billboard Albania, “Panorama” është renditur për të tretën javë radhazi në krye të toplistës si kënga më e dëgjuar. Tre javë pas publikimit, kënga ka arritur të marrë më shumë se 15 milion klikime në platformën në Youtube.

Në vendin e dytë janë renditur Dhurata Dora dhe Azet me këngën “Fajet”, e publikuar dy javë më parë, e cila deri më tani ka arritur të gjenerojë afro 10 milion klikime. Ndërkohë, pjesë e toplistës së 10 artistëve më të dëgjuar të kësaj jave, reperi Mozzik është bërë pjesë me dy këngë, me bashkëpunimim e Kidën si dhe me këngën “Madonna”.

Ndërkaq, të tjerë emra si Noizy, Tayna,Kidda, Capital T, Majk, Getoar Selimi janë në 10-shen e më të dëgjuarve të kësaj jave. Gjithashtu listës i është shtuar dhe reperja Melinda Ademi, e cila pak ditë më parë publikoi këngën më të fundit “Nashta”. /abcnews.al/

The post Klasifikimi: Xhensila dhe Ardiani mbajnë “fronin” për të tretën javë radhazi appeared first on Abc News.