Konflikti Ankara-Athinë, Rama ndërmjetës? Dule: Anekdodë, e vuri Shqipërinë në shërbim të Turqisë

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule u shpreh sonte në emisionin “Log.” në ABC përballë gazetarit Endri Xhafo se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk janë të mira dhe për këtë fajësoi kryeministrin Edi Rama.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë dëmin më të madh e kanë pësuar nga politikat e Ramës. Marrëveshja e 2009 për detin, për aq sa unë gjykoj ishte marrëveshja optimale për dy vendet.

Kemi sajimin e një problemi mes dy vendeve që ka penguar përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Unë e akuzoj Edi Ramën edhe për një dimension tjetër lidhur me këtë, interesat e Shqipërisë i ka vënë në shërbim të Turqisë.

Kemi një trekëndësh, ku Shqipëria dhe Greqia kanë një të përbashkët, janë nënshkruese të marrëveshjes së detit, Turqia as nuk e ka nënshkruar as ligjëruar. Sot marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk janë më të mirë” tha ai.

Por a mendon Dule se afërsia e Edi Ramës me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis ka dobësuar rolin e tij në Athinë? “Ne nuk kemi pretenduar dhe nuk kemi marrë asnjë herë asnjë ndërmjetësim apo rolin e ndërmjetësit në asnjë situatë.

Kemi marrëdhënie shumë pozitive me të gjithë spektrin në Greqi, partitë e mëdha politike, pasi interesimi i tyre për fatet e minoritetit është legjitim. Marrëdhëniet kanë qenë korrekte, por nuk kemi pretenduar diçka për vete” tha ai.

Lidhur me konfliktin Turqi-Greqi, i pyetur nëse mendon se Edi Rama është pranuar nga dy palët si ndërmjetës për të ulur këto dy vende në dialog, Dule u shpreh “Kjo është anekdoda më banale që ka qarkulluar ndonjëherë”. Ndërsa Fatmir Mediu e vijoi mendimin “Jo vetëm banale, por butafori idiote që nuk ka asnjë lloj vlerë” përfundoi ai./ db/ Abcnews.al

The post Konflikti Ankara-Athinë, Rama ndërmjetës? Dule: Anekdodë, e vuri Shqipërinë në shërbim të Turqisë appeared first on Abc News.