Kush pritet të jenë ministrat e qeverisë Kurti, dalin emrat

Albin Kurti nuk i ka problem numrat për krijimin e qeverisë. Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas llogaritjeve të deritashme, kjo parti i ka fituar 56 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa po pretendojnë që me numërimin e votave të diasporës dhe të atyre me kusht të rrisin këtë numër. Por ky subjekt politik ka nisur negociatat edhe me deputetë nga komunitetet për ti bërë pjesë të grupit të tyre.

Deri më tani është konfirmuar vetëm Elbert Krasniqi, kryetar i partisë egjiptiane, IRDK. E Danush Ademi nga radhët e komunitetit rom i ka kërkuar Kurtit ndërtimin e njëqind shtëpive në këmbim të votës për krijimin e qeverisë.

Ndërsa brenda partisë po vazhdon diskutimi për ndarjen e ministrive. Në ekzekutiv do të jetë edhe Lista e Vjosa Osmanit, meqë Vetëvendosje pati lidhur bashkëpunim  me këtë iniciative e kanë garuar bashkë në një listë.

Në Vetëvendosje i kanë thënë shkurt televizionit që kjo çështje nuk është diskutuar ende brenda organeve të partisë. Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, ndër emrat që priten të jenë pjesë e Qeverisë është ai i Besnik Bislmit, Albulena Haxhiut,  Arben Vitisë, e Rozeta Hajdarit.

Të pa konfirmuar po ashtu janë informacionet që nga Lista e Vjosa Osmanit ministre e punëve të jashtme pritet të jetë Donika Gërvalla. Në listën e Vjosa Osmanit thonë që ende s’kanë diskutuar për këtë temë.

Haxhi Avdyli që ka garuar në listën e Vetëvendosjes e ka marrë vota të mjaftueshme për të qenë deputet thotë që ende nuk kanë biseduar për ministri. Por a do pranojë ai të jetë në krye të ndonjë ministrie?

Kurse në Kuvendin e Kosovës si kryetar i këtij institucioni pritet të kthehet Glauk Konjufca.

Megjithatë këto informacione mbetet vetëm si opsionale deri më tani. Ndërkohë Mimoza Kusari, ndër figurat kryesore të listës së LVV-së, nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së Kurtit./  Gazeta Ekspres

The post Kush pritet të jenë ministrat e qeverisë Kurti, dalin emrat appeared first on Abc News.