Manchester City fiton supersfidën ndaj Arsenalit

Skuadra e Pep Guardiolës ka mposhtur me rezulatin 0-1 Arsenalin në “Emirates”. Golin e fitores e ka realizuar Raheem Sterling (2′), duke siguruar suksesin e 13-të radhazi në kampionat dhe të 18-tin në të gjitha kompeticionet.

Një ecuri e jashtëzakonshme, të cilët me suksesin e fundit ruajnë diferencën prej 10 pikësh me Leicester City-n, që triumfoi 1-2 në fushën e Aston Villas.