Mes tyre personel mjekësor, ku janë 15 rastet e reja në Korçë

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 15 raste të reja në qarkun e  Korçës ditën e sotme.

Gazetarja Lediona Xheladinaj bën të ditur për abcnews.al se rastet e reja janë: konkretisht nga 15 personat e infektuar, 4 prej tyre njekë të spitalit të Korçës, 2 në Devoll e një Korçë, një në Kolonjë.

Ndërkaq, të tjerët janë kontakte të të infektuarve të mëparshëm. Po ashtu disa prej tyre kanë rezultuar pozitivë pasi janë kthyer nga pushimet.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë njoftoi 125 raste të reja dhe një humbje jete nga koronavirusi. /abcnews.al

 

The post Mes tyre personel mjekësor, ku janë 15 rastet e reja në Korçë appeared first on Abc News.