Miratohet vendimi për të subvencionuar të infektuarit me koronavirus në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, deklaroi se Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozimin për subvencionim të të infektuarve me koronavirus.

Në një status në rrjetin social “Facebook” Ahmeti bën me dije barnat do të rimbursohen për 8,000 pacientë me simptoma më të theksuara të COVID-19.

“Falënderoj Kuvendin Komunal sot që me 38 vota për dhe asnjë kundër ka votuar ndihmën prej 50 euro për çdo të konfirmuar pozitiv në emër të shërbimeve shëndetësore e 100 për pensionistë të konfirmuar pozitiv”, shkruan Ahmeti në rrjetin social “Facebook”.

Statusi:

Kam udhëzuar drejtorin e shëndetësisë që të filloj procedurat e prokzrimit të shpejtë për një numër barnash që mjekët po i përshkruajnë për Covid e që nuk janë të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor.

Po ashtu edhe për blerjen e testeve D-Dimer që mjekët po e kërkojnë për shkak të trombeve të mundshme. Edhe pse kjo nuk është në kompetencën tonë. Megjithatë po ju kushton shumë pacientëve.

Këto barna do të mbulojne rreth 8,000 pacientë me simptome pak më të theksuara, pa paguar privatisht.

Falenderoj Kuvendin Komunal sot që me 38 vota për dhe asnjë kundër ka votuar ndihmën prej 50 eur për cdo të konfirmuar pozitiv në emër të shërbimeve shëndetësore e 100 për pensionsistë të konfirmuar pozitiv.

Flm Prishtinë!/abcnews.al/

 

The post Miratohet vendimi për të subvencionuar të infektuarit me koronavirus në Prishtinë appeared first on Abc News.