“Mirë se erdhe Edi Rama, burri që bën historinë”, kryeministri pritet me këngë në Gjirokastër

Kryeministri Edi Rama është pritur me këngë popullore në Gjirokastër. Kreu i qeverisë i shoqëruar nga ministri Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro ka vijuar me turin e takimeve të tij elektorale ne qytet.

Një grup këngëtarësh i kanë kushtuar kryeministrtit disa vargje të shkurtra, për t’i uruar mirë se ardhjen: “Mirë se erdhe Edi Rama, burri që bën historinë”.

Pritje të ngjashme me këngë të dedikuara enkas për të kryesocialistit i janë bërë edhe më herët.

Ndërkaq, Rama ka zhvilluar vizita në bizneset tek pazari i Gjirokastrës, duke iu premtuar këtyre të fundit se situata do të ndryshojë me ardhjen e verës. g.v/abcnews.al

The post “Mirë se erdhe Edi Rama, burri që bën historinë”, kryeministri pritet me këngë në Gjirokastër appeared first on Abc News.