NASA publikon për herë të parë pamje me ngjyrë nga Marsi

NASA ka publikuar pamje të reja të marra nga sonda Perseverance që u ul me sukses ditën e djeshme në Mars. Mes fotove është edhe një shkrepje nga “7 minutat e terrorit” kur sonda përballoi kushte ekstreme ndërsa futej në atmosferën e Marsit dhe afrohej në sipërfaqe.

Sonda prej 2.2. miliardë dollarësh e preku sipërfaqen e planetit të kuq të enjten pas një udhëtimi prej 239 milionë miljesh dhe shkencëtarët thonë se “po ecën shumë mirë dhe vijon të jetë shumë funksional në sipërfaqe.”

“Momenti që ekipi ka ëndërruar prej vitesh me radhë, tani është një realitet. Guxoni gjëra madhore  “, shkroi ekipi i Perseverance ndërsa ndau imazhet në Tëitter.

Sonda ka fotografuar po ashtu edhe sipërfaqen e pluhurosur dhe shkëmbore të Marsit ndërkohë që NASA është e emocionuar për mundësitë që e presin përpara Perky-n e saj të dashur.

Minuta pasi Perky filloi të rrotullohej rreth Marsit, u kap një fotografi e njërës prej rrotave të rrethuar nga peizazhi me pluhur duke përdorur kamerën e saj me ngjyra 20 megapiksel.

Adam Steltzner, kryeinxhinier në projekt, tha se Perseverance është një “përpjekje epike” që përfaqëson tetë vjet dhe “mbi 4000 vite njerëzore investimi dhe se imazhet e fundit tregojnë se puna është  shpërblyer. sb/abcnews.al/

The post NASA publikon për herë të parë pamje me ngjyrë nga Marsi appeared first on Abc News.