Nga kënga e fëmijërisë tek ajo që e bëri të famshme, Ava Max flet për “momentet e saj muzikore”

Dy vite pas publikimit të këngës së saj “Sweet but Psycho”, arstisja shqiptare ka lançuar së fundmi albumin e saj debutues “Heaven & Hell”. Albumi që përmban 15 këngë është një prezantim befasues për një artiste me një vizion të fortë.

Heaven & Hell përfaqëson dritën dhe errësirën, të mirën dhe të keqen, djallin dhe engjëllin mbi supe,” shpjegoi Max për domethënien që qëndron pas albumit. “Disa këngë kanë errësirë; këngët e tjera janë më pozitive. Heaven & Hell është terren i mesëm.”, shtoi ajo.

Së fundmi, ylli i i muzikës pop për E News ka folur për këngët e saj të preferuara dhe deri tek kënga që ka patur impakt në fëmijëri. Ajo rrëfeu se kënga me të cilën nuk do të lodhet kurrë së interpretuari është “Sweet but Psysho” sepse është projekti që e bëri të famshme në të gjithë botën.

Kënga e saj që mezi pret të këndojë me fansat në turne është “OMG What’s Happening.” Ndërsa “I wanna Dance With Somebody” nga Whitney Houston është kënga që i kujton asaj fëmijërinë, me të cilën ka debutuar për herë të parë në skenë.

E pyetur për këngën që do të dëgjonte për pjesën tjetër të jetës, ajo do të ishte “Always Be My Baby” nga Mariah Carey, pasi siç thotë Ava, kënga “do të thotë bota për mua, në thelb, dhe më kujton personin që jam sot.” xh.d/abcnews.al

The post Nga kënga e fëmijërisë tek ajo që e bëri të famshme, Ava Max flet për “momentet e saj muzikore” appeared first on Abc News.