Një shqiptar i plagosur nga tërmeti në Greqi? Ambasada në Athinë reagon për Abcnews.al

Në media u raportua se mes të lënduarve nga tërmeti në Greqi është edhe një 14-vjeçar shqiptar. Sipas gazetarit Ari Kasapi, 14-vjeçari shqiptar ka marrë plagë në kokë e krah dhe është transportuar me helikopter në një spital të Athinës me helikopter.

Abcnews.al kontaktoi ambasadën shqiptare në Athinë e cila nuk e konfirmoi lajmin. Ambasada deklaroi se nuk janë kontaktuar për ndihmë apo vendosur në dijeni për një rast të tillë dhe se funksionojnë në rrugë zyrtare dhe jo nga informacionet në media.

Telefonat tonë kanë qenë hapur, nuk kemi një burim informacioni të tillë, nuk jemi kontaktuar. Ambasada ka qenë në dispozicion gjatë gjithë kohës.

Ambasada funksion me rrugë zyrtare, jo informacionet e medieve. Ne jemi në dispozicion gjatë gjithë kohës, kemi vendosur edhe numrin e emergjencës për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmën e ambasadës.

 Numri është i hapur. Por për momentin ambasada nuk është kontaktuar” tha një zyrtar i ambasadës për Abcnews.al. I pyetur nëse ka pasur raste kur shqiptarët kanë kërkuar ndihmë ai tha se “Nuk mund të jap informacione të tilla”./ db/Abcnews.al

The post Një shqiptar i plagosur nga tërmeti në Greqi? Ambasada në Athinë reagon për Abcnews.al appeared first on Abc News.