Pamje nga gremina ku u aksidentua “BMW”-ja në Gramsh, një prej të rinjve drejt Traumës

Abcnews.al ka siguruar foto nga vendi ku dy të rinj u rrëzuan me automjetin me të cilin po udhëtonin. Ngjarja ka ndodhur në aksin Gostimë-Gramsh, ndërsa automjeti tip “BMË” është rrëzuar nga 150 metra lartësi.

Nga pamjet duket se automjeti është dëmtuar rëndë, ndërsa të rinjtë që ndodheshin në të përfunduan në spital.

Një prej tyre po merr ndihmë mjekësore në spitalin kirurgjik të Elbasanit kurse tjetri, në gjendje më kritike për jetën, u dërgua me urgjencë drejt Traumës në Tiranë.

Të plagosurit janë nga fshati Gjyrale ndërsa rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende. sb/abcnews.al/

The post Pamje nga gremina ku u aksidentua “BMW”-ja në Gramsh, një prej të rinjve drejt Traumës appeared first on Abc News.