Pamjet me dron, shkatërrimi që la pas uragani Sally në SHBA-në jugore

Uragani Sally ka lënë pas shkatërrim pasi u “përplas” në Alabamën jugore dhe Florida me erëra 105 mph, si dhe reshje të dendura shiu.

Për pasojë, të paktën tre persona raportohet të kenë ndërruar jetë ndërsa më shumë se gjysmë milioni shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike.

Tashmë, pamje të filmuara me dron tregojnë shkallën dëmit që ka lënë pas Sally në shumë shtete, përfshirë Bregun e Gjirit të Alabamës, Florida dhe Georgia.

Përveç dëmit të shkaktuar pronës dhe infrastrukturës në rajon, Sally mori jetë njerëzish në Alabama dhe në Georgia.

Dhe tani, një stuhi tjetër është formuar në Gulf Coast dhe pritet të forcohet në një stuhi tropikale. Kjo stuhi pritet të drejtohet nga bregdeti i Teksasit në ditët në vijim. s.b/abcnews.al/

The post Pamjet me dron, shkatërrimi që la pas uragani Sally në SHBA-në jugore appeared first on Abc News.