Për ata me sy profesionisti, Apple prezanton iPhone 12 Pro dhe Pro Max: Çmimi dhe detajet

Krahas iPhone 12 dhe iPhone 12 mini, Apple ka sjellë edhe iPhone 12 Pro, dhe iPhone 12 Pro Max për nevojat e profesionistëve të fotografisë dhe jo vetëm.

Çmimi i iPhone 12 Pro do të fillojë nga $999 ndërsa ai iPhone Pro Max do të fillojë nga $1099.

Të dyja këto pajisje kanë një memorie të brendshme që nis nga 128GB, dhe mund të fillojnë të shiten nga 23 tetori. Dy iPhone 12 e tjerë do të pasojë më 13 nëntor.

Lexo edhe: Çmimi, ngjyrat dhe risitë, ky është iPhone 12 nga Apple

Më shumë rreth tipareve të kamerave: iPhone 12 Pro do të filmojë në Dolby Vision HDR. Nëse nuk e dini se çfarë do të thotë kjo, ndoshta nuk keni nevojë për të, por ka video-grafë që do të gëzohen shumë për këtë tipar.

Me dy pajisjet Pro do të gjeni edhe ekranin më të madh të iPhone-ve, iPhone 12 Pro është i pajisur me një ekran OLED Super Retina XDR 6.1 inç dhe iPhone 12 Pro Max që ka ekranin më madh 6.7 inç. s.b/abcnews.al/

The post Për ata me sy profesionisti, Apple prezanton iPhone 12 Pro dhe Pro Max: Çmimi dhe detajet appeared first on Abc News.