Përplasen makinat në Peqin: Humb jetën pasagjeri 55-vjeçari, plagosen 2 të tjerë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Peqin.

Njoftohet se në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Suzuki” me drejtues 67-vjeçarin H.R., banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin 38-vjeçarin M.K., banues në Maqedonin e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi 55-vjeçari A.N., banues në Tiranë, i cili ishte pasgjer në mjetin tip “Suzuki”,si dhe janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve.

Njoftimi:

Peqin/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç, banues në Maqedonin e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi A.N., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte pasgjerë në mjetin tip “Suzuki”,si dhe janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

The post Përplasen makinat në Peqin: Humb jetën pasagjeri 55-vjeçari, plagosen 2 të tjerë appeared first on Abc News.