Plagoset ndërsa bënte gjueti të paligjshme, arrestohet 26-vjeçari e dy persona të tjerë në Skrapar

Policia në Skrapar ka vënë në pranga tre persona për gjueti të paligjshme.  Njoftohet se tre personat janë arrestuar pasi gjatë natës kanë qenë duke gjuajtur në mënyrë të paligjshme, në fshatin Vërzhezhë.

Gjatë gjuetisë, dyshohet se është është plagosur në dorë 26-vjeçari J. Ç.

Kështu, në pranga janë vënë, 66-vjeçari M. K., banues në fshatin Vërzhezhë, 36-vjeçari E. Ç., si dhe 26-vjeçari i plagosur, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Njoftohet po ashtu se në gjendje të lirë është proceduar 52-vjeçari S. M., banues në Skrapar, administrator i një firme në fshatin Prishtë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi në firmën që administron është dëmtuar duke punuar  F. B., 39 vjeç, banues në Korçë, i cili rezultoi i pasiguruar dhe në shkelje të rregullave të sigurimit në punë.

Njoftimi: 

Skrapar

Kryenin gjueti në mënyrë të paligjshme dhe aksidentalisht plagoset njëri prej tyre, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M. K., 66 vjeç, banues në Vërzhezhë, Skrapar.

E. Ç., 36 vjeç dhe J. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë natës kanë qenë duke gjuajtur në mënyrë të paligjshme, në fshatin Vërzhezhë, Skrapar dhe dyshohet se gjatë gjuetisë është plagosur në dorë shtetasi J. Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 52 vjeç, banues në Skrapar, administrator i një firme në fshatin Prishtë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi në firmën që administron është dëmtuar duke punuar shtetasi F. B., 39 vjeç, banues në Korçë, i cili rezultoi i pasiguruar dhe në shkelje të rregullave të sigurimit në punë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Punësim i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. /abcnews.al/

The post Plagoset ndërsa bënte gjueti të paligjshme, arrestohet 26-vjeçari e dy persona të tjerë në Skrapar appeared first on Abc News.