“Po infektoni prindërit dhe gjyshërit”, Manastirliu: Festat po kthehen në vatra të COVID-19

Me anë të një shënimi në “Facebook”, Ministrja e Shëndetësisë Ogreta Manastirliu i bën apel gjithë të rinjve që të bëjnë kujdes se ndoshta pa qëllim,  por po infektojnë prindërit dhe gjyshërit e tyre.

Manastirliu thotë se festat e ditëlindjet që organizohen nga të rinjtë po kthehen në vatra infeksioni të covid-19.

Statusi:

Prej pesë muajsh epidemiologët po bëjnë një punë të madhe në terren, për të gjurmuar, hetuar, testuar rastet e dyshuara, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit.

Festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si pasojë, rastet mes të rinjve janë shtuar, duke u kthyer në vektorë të përçimit të infeksionit edhe tek prindërit dhe gjyshërit e tyre.

Të ndihmojmë sistemin shëndetësor, të ruajmë shëndetin, duke shmangur grumbullimet e çdo lloji dhe duke zbatuar 3 rregulla të thjeshta

The post “Po infektoni prindërit dhe gjyshërit”, Manastirliu: Festat po kthehen në vatra të COVID-19 appeared first on Abc News.