Po udhëtonin me makinë, babë e bir tmerrohen nga “vizita” e papritur

Një gjarpër u ka shkaktuar jo pak telash një turku që po udhëtonte me makinë nga Bursa për në Izmir. Ndërsa udhëtonte, Koray Fırıncıoğul pa t’i dilte nga pjesa e parme e makinës një gjarpër, të cilin më pas e humbi nga sytë.

Tre ditë pas incidentit, Remzi Fırıncıoğulları, babai i Koray Fırıncıoğulları kërkoi ndihmën e zjarrfikësve kur pa se gjarpri vijoi të ishte në makinë. Ekipi kërkoi për gjarprin por nuk e gjeti kurrë.

Por, si duket zvarraniku vijonte të ishte në makinë dhe bëri një tjetër dalje ndërsa babë e bir udhëtonin.

Fırıncıoğulları e dërgoi serish makinën për kontroll dhe zvarraniku i rrezikshëm serish nuk u gjet, ndërsa ata menduan se mund të kishte rënë nga makina.

Ata e kanë filmuar me celular momentin kur gjarpri u doli në xhamin e përparmë të makinës. s.b/abcnews.al/

The post Po udhëtonin me makinë, babë e bir tmerrohen nga “vizita” e papritur appeared first on Abc News.