Presidenti Meta i dorëzon kupën ekipit kampion “FK Tirana”: Fitorja plotësisht e merituar!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte i pranishëm sonte në mbrëmje në ndeshjen e fundit të kampionatit kombëtar 2019-2020 midis FK Tirana dhe ekipit të Bylisit të Ballshit, që u zhvillua në stadiumin “Arena Kombëtare” të kryeqytetit.

Presidenti Meta, i cili mbante veshur fanelën bardhë e blu të ekipit të F.K Tirana, pas përfundimit të ndeshjes, gjatë ceremonisë së organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit i dorëzoi kapitenit të nderit për sonte Erando Karabeci Kupën e 25-të zyrtare të kampionatit kombëtar të futbollit, të fituar me plot meritë nga ekipi bardheblu, pikërisht në 100-vjetorin historik të shpalljes së Tiranës si kryeqytet.