Rikthim dështues/ Një vit pa skuadër, Robben dëmtohet pas 30 minutave lojë…

Arjen Robben mori një vendim që befasoi të gjithë duke u rikthyer futbollit në moshën 36-vjeçare.

Holandezi mbylli karrierën në vitin 2019, por pas një viti mori vendimin që të rikthehet duke veshur fanellën e Groningen.

Dje erdhi edhe debutimi i tij me skuadrën e re por ish-futbollisti i Bayernit luajti vetëm 30 minuta dhe më pas u detyrua të braktisë fushën e blerë për shkak të një problemi fizik. Pas kësaj ndoshta holandezi do e vërë sërish në pikëpyetje të ardhmen e tij në futboll.