Selimi hedh poshtë zërat: Nuk ka krisje në koalicionin me LDK

Ministri i Drejtësisë në Kosovë Selim Selimi është shprehur se nuk ka krisje të partneritetit qeverisës me LDK-në.

Ministri shtoi se, në fakt, ka vetëm debat dhe diskutime për çështje të ndryshme.

Sipas Selimit sa i përket dialogut, AAK ka paraqitur shqetësimin për mundësinë e rrëshqitjes në dialog teknik, ndërsa për postin e presidentit nuk voton asnjë kandidat tjetër përveç Haradinajt.

“Çdo mospajtim që e kemi pas e kemi thënë edhe publikisht, sepse ne si Aleancë mendojmë se edhe publiku duhet të jetë pjesë e këtij debati dhe diskutimi”, tha Selimi në RTV21.

The post Selimi hedh poshtë zërat: Nuk ka krisje në koalicionin me LDK appeared first on Abc News.