Tre të arrestuar për vepra të ndryshme penale në Durrës, policia jep detajet

Tre të arrestuar për vepra të ndryshme penale në Durrës, policia jep detajet.

Vijon…

NJOFTIMI

Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bien në prangat e Policisë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

U konstatua duke ushtruar aktivitet pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin G. Ç., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. SH., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në Derven, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur.

H. M., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar lehtë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Strukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronarin e një subjekti në lagjen nr. 3, Durrës, shtetasin Xh. T., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitet pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer burim rreziku për qytetarët.

The post Tre të arrestuar për vepra të ndryshme penale në Durrës, policia jep detajet appeared first on Abc News.