Turqia “sfidë” në Mesdhe, nis stërvitje më 25 shkurt

Turqia pritet që në datat 25 shkurt dhe 7 mars të  zhvillojë një tjetër stërvitje ushtarake të marinës në Mesdhe dhe Detin Egje.

Mediat greke bëjnë me dije se ky është një lajm që është bërë publik nga Ministria turke e Mbrojtjes dhe se marina do të nisin stërvitjen ushtarake “Atdheu Blu”.

Në stërvitje do të marrin pjesë edhe forcat e ushtrisë dhe forcat ajrore. Kjo stërvitje ushtarake vjen pas tensioneve që ka pasur mes Greqisë dhe Turqisë për zonat ekskluzive Ekonomike në Mesdheun Lindor.

Ndërkohë pas tensionesh të gjata, palët pranuan të uleshin këtë vit për të gjetur një marrëveshje në planin teknik, megjithatë ajo ende duket larg. e.su./abcnews.al

The post Turqia “sfidë” në Mesdhe, nis stërvitje më 25 shkurt appeared first on Abc News.