VIDEO/ Pas 6 orësh nën rrënoja, nxirret i gjallë mes duartrokitjeve burri në Turqi

Një burrë në Turqi është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një godine të shembur nga tërmeti në Turqi. Sipas raportimeve, burri ndodhej nën gërmadha për të paktën gjashtë orë, ndërsa nxjerrja e tij u shoqërua me duartrokitje nga personat e pranishëm.

Më herët gjatë ditës është publikuar edhe videoja e një vajzë që nxirret e gjallë e shëndoshë e mirë nga gërmadhat e një tjetër godine. Ndërkohë, numri i viktimave në Turqi ka shkruar në 17. Ndërsa, dy fëmijë e humbën jetën nën rrënojat e një godine në ishullin grek, Samos.

Ndërsa, numri i të plagosurve ka shkuar në 709. Sipas të dhënave të publikuara, goditja fillestare është shoqëruar nga 170 pasgoditje. Prej tyre, 21 ishin me magnitutë mbi katër.

Mediat vendase raportojnë se në operacionin e kërkim-shpëtimit janë angazhuar 2799 persona, 20 qen kërkimi dhe 350 automjete. s.b/abcnews.al/

The post VIDEO/ Pas 6 orësh nën rrënoja, nxirret i gjallë mes duartrokitjeve burri në Turqi appeared first on Abc News.