Zendaya triumfon në Emmy 2020, bën histori si aktorja më e mirë

Zendaya ka bërë histori në Emmy 2020, duke u bërë personzhi i parë më i ri që fitoi një çmim si aktorja më e mirë në një dramë. 24-vjeçarja fitoi çmimin me debutimin e saj në “Euphoria”, me rolin e një adoleshenteje që kthehet nga rehabilitimi dhe vazhdon të luftojë me varësinë ndaj drogës.

Ishte një fitore befasuese për yllin, i cili mundi favoritët e “A-List” Jennifer Aniston dhe Olivia Colman. Aktorja falenderoi familjen, ekipin e saj si dhe Sam Levinson, krijuesin e serialit teksa tha se është mirënjohëse që i besoi asaj një rol të tillë.

Unë jam shumë mirënjohëse që më besove në historinë tënde dhe shpresoj të vazhdoj të të bëj krenar. E di që kjo duket si një kohë vërtet e çuditshme për të festuar, por unë vetëm dua të them se ka shpresë tek të rinjtë atje. Unë thjesht dua t’ju them të gjithë bashkëmoshatarëve të mi atje duke bërë punën në rrugë: Unë ju shoh, ju admiroj. “, tha aktorja.  xh.d/abcnews.al

The post Zendaya triumfon në Emmy 2020, bën histori si aktorja më e mirë appeared first on Abc News.